-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodhimet serbe përballë bojkotit në Kosovë

Kryesoret

Produktet me origjinë nga Serbia vazhdojnë të zënë një hapësirë të madhe në shportën e konsumatorëve në Kosovë, edhe pse kohëve të fundit janë bërë më të shpeshta thirrjet për bojkotimin e tyre.

Gjatë vitit 2022, Kosova importoi nga Serbia produkte në vlerë prej 371.6 milionë eurosh, ndërsa eksportoi atje gjashtë herë më pak, përkatësisht 60.7 milionë euro produkte.

Në rrjetin social Facebook ka kohë që është formuar një grup me emrin “Mos bli prodhime serbe”, i cili numëron mbi 110 mijë anëtarë.

Kjo thirrje duket se ka ndikuar te disa qytetarë që ta verifikojnë vendin e origjinës së produktit para se ta blejnë atë.

Po gjejmë produkte vendore, po ashtu ka produkte nga shtetet e tjera. Nuk kemi nevojë t’i marrim të Serbisë”, thotë Hasime Maliqi, banore në Prishtinë, për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tregon se në shtëpinë e saj nuk ka asnjë produkt të Serbisë – nisur nga pijet freskuese deri te mëlmesat.

“Si ta shoh flamurin në raft, nëse është i Serbisë, nuk afrohem as ta këqyr”, thotë ajo.

Bashkëqytetarja e saj, Valbona Olluri, thotë se ka vepruar ngjashëm.

“Ne nuk i blejmë këto [produkte] të Serbisë. S’e përdorim më vajin e Serbisë. Po e blejmë të Kosovës apo të ndonjë shteti tjetër. Edhe produktet e tjera në kuzhinë… vetëm vendore ose të ndonjë shteti tjetër”, thotë Olluri.

Endrit Binakaj, përkrahës i fushatës online “Mos bli prodhime serbe”, thotë se, prej vitesh, nuk blen produkte me origjinë nga Serbia. Qëllimi kryesor i tij thotë se është t’i mbështesë prodhuesit vendorë. Lexo KETU lajmin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit