Në prime-n e natës së sotme u diskutua gjithashtu debati mes Luizit dhe Oltës gjatë kohës kur ishin të burgosur.
Olta gjatë diskutimit pranoi se kishte rënë pre e provokimit.
“E besova rash brenda. U tregua shumë i poshtër. E bëri skemën aq perfekte sa fillova të kisha pikëpyetje. Nuk më duket bukur që të spekulosh sikur negocion me vëllain e madh. U ndjeva keq, e pranoi e hëngra totalisht provokimin,” tha Olta.
Ndërkohë Luizi iu kundërpërgjigj duke thënë se ai nuk kishte thënë kurë që kishte negociuar me vëllain e madh.
“Nuk përdoret kurrë vëllai i madh si bashkë puntor. Unë nuk e kam përdor emrin e vëllait te madh. Unë thash gjithë ditën që po negocioj për daljen tonë dhe se do të vijë një zarf i bardhë”.