-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“’Aktivisti’, databaza famëkeqe e “patronazhistëve”/ BIRN: Si funksionon mekanizmi i krijuar nga socialistët!

Kryesoret

Në përshkrimin e Aktiv1st thuhet se: Ai është një aplikacion “komuniteti virtual”, “për të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, duan të jenë nismëtarë ose mbështetës të kauzave në komunitetet e tyre”.

Partia Socialiste tha se është një “mjet komunikimi” për aktivistët e partisë. Këta aktivistë fitojnë pikë duke u angazhuar me përmbajtjen që ofron aplikacioni. Duke përfshirë lajme të reja që i ridrejtojnë përdoruesit në faqet në Facebook dhe Instagram të zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Aplikacioni duket se është një mjet për të rritur profilin e Partisë Socialiste në mediat sociale, e cila përballet me zgjedhjet lokale në mes të majit.

Por kritikët, të cilët kanë tërhequr vëmendje në të kaluarën për përdorimin e një teknologjie të tillë nga partia për të mbledhur të dhëna për votuesit e mundshëm dhe për të manipuluar mediat sociale, janë dyshues, duke përmendur mungesën e “kushteve të shërbimit” në aplikacion dhe indikacionet se ai mund të mos jetë aq “vullnetar” sa këmbëngul partia.

Pikët grumbullohen për ndarjen e përmbajtjes, komentet dhe klikimet. 20 të parat jepen kur një përdorues hap një llogari duke plotësuar emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e tij. Asnjëri nga përdoruesit nuk e dinte se çfarë ofrohej në këmbim të përdorimit të aplikacionit, por thanë se atyre iu tha se aktiviteti i tyre po monitorohej.

Pothuajse në mënyrë të pashmangshme, aplikacioni ka shkaktuar habi, jo vetëm sepse kur një përdorues klikon te “kushtet e shërbimit”, në vend që t’i thuhet se si aplikacioni i përdor të dhënat e tij, ai shfaq vetëm Ligjin e Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave.

Kritikët e kanë cilësuar aplikacionin si mishërim të shfrytëzimit të sektorit publik nga PS për përfitimin e vet elektoral. Në një vend ku administrata shtetërore shihet shpesh si feud i partisë në pushtet.

Aktiv1st është i disponueshëm për shkarkim nga Play Store dhe App Store. Në një seksion që shpjegon sigurinë e të dhënave, specifikohet se:

Fotografitë, videot, skedarët, dokumentet dhe ID-të e tjera mund të ndahen me kompani ose organizata të tjera.

Ndërsa aplikacioni mund të mbledhë të dhëna të përdoruesit duke përfshirë:

Vendndodhjen, adresën e emailit, adresën e shtëpisë, numrin e telefonit dhe mesazhe.

Përdoruesit e Aktiv1st janë pjesë e një “sfide” për të grumbulluar sa më shumë pikë duke qenë aktivë në aplikacion. Aplikacioni publikon emrat e atyre me më shumë pikë, sipas javës dhe muajit.

Lutfi Dervishi, gazetar dhe analist, paralajmëroi se administrata publike është “nën terrorin e aplikacionit Aktiv1st”./Reporter.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit