Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncoi sot se Belinda Balluku ka bërë drejtoreshë gruan e prokurorit të SPAK, Eneid Nakuçi, në kundërshtim me ligjin.
Kjo, thotë Berisha është bërë edhe pse zonja nuk i plotëson kushtet. Por, vijon më tej ai, Balluku e ka bërë drejtorë gruan që prokurori t’i mbyllë dosjet.
“Fuqia e SKAPIT; Balluku me SMS i ka komunikuar drejtorit të bëjë drejtoreshë Amarilda Nakuçin (gruan e prokurorit) edhe pse nuk i plotëson kriteret, se i duhet të mbyllë dosjet në SPAK.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje zoti Berisha!
Qeveria Rama ka blerë SPAK-un, prokurorit Eneid Nakuçi i bënë gruan drejtoreshë në AAC, ajo në kundërshtim me ligjin nuk plotëson kriteret.
Ne Aviacionin Civil po ndodhin skandale.
U hoq institucioni nga Shërbimi Civil dhe janë emëruar drejtore personat e mëposhtëm për qoka partie, pa asnjë background profesional:
1-Gruaja e prokurorit – Amarilda Nakuçi.
2-Motra e Dallëndyshe Bicit (një motër e ka të kallëzuar në SPAK për rrugën Kardhiq-Delvinë).
3-Aida Pipiko – e kallëzuar në SPAK dhe nën hetim për 5 milionë euro dëm në AAC.
4-Edlira Lici – kryetare e koncesionit të aeroportit të Vlorës.
5 Gruaja e Ergys Verdhos, drejtorit të KESH – drejtoreshë për shtypin.
Ministrja Balluku me SMS i ka komunikuar drejtorit të bëjë drejtoreshë Amarilda Nakuçin (gruan e prokurorit) edhe pse nuk i plotëson kriteret, se i duhet të mbyllë dosjet në SPAK. Dosjen ia mbyll burri!! Hahaha. SMS-te jane ne telefonin e Edlira Licit.
VKM-ja për miratimin e strukturës nuk është bërë publike, mbahet sekret.