Luizi dhe Armaldo kanë pasur një debat mes tyre. Shkak u bë grupimi i Luizit.
I pyetur nga Armaldo se kë ka ushtarët e tij, ai i tha se ka ushtarë dhe aleat.
Luizi u shpreh se Maestron e ka zar.
Luizi: Ty të kam zar. Të hedh kur të dua unë.
Maestro: O gjeneral, e di çfarë do bësh ti? Kur të mblidhen të gjithë për ndarjen e punëve, aty thuaja të gjithve në sy se çfarë i ke. Tregoji ushtarët.
Luizi: Po aty do ta them. Do ta filloj nga ty.
Maestro: Ti e di kush jam unë.
Luizi: Po e dinë të gjithë.
Maestro: Po Beartin?
Luizi: Aleat
Maestro: Bearti ta thojë vetë, shok apo aleat?
Bearti: Aleat.
Luizi: Do i marrësh vesh dhe aleatët e tjerë. Vetëm mos harro që ty të kam zar. Të kap të hedh kur të dua.
Maestro: Po ti e di ça të kam unë? Lulush.
Luizi: Ti më ke idhull.