Mbrëmja e djeshme ishte padyshim një ndër më të bukura e këtij “Big Brother Vip 2”. Kjo pasi ishte e mbushur plot me emocione të bukura dhe dashuri.
Luizi suprizoi Kiarën për Shën Valentin, me një këngë dedikuar saj dhe e krijuar brenda mureve të shtëpisë.
Edhe Kiara kishte bërë një “dedikim” për Luizin. Në fustanin e saj të kuq, që e mbante veshur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për Luizin.