13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLSH: Qeveria keqmenaxhoi kaskadën e Drinit! (Dokumenti)

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit të publikuar për situatën e energjisë elektrike në vend akuzon institucionet shtetëtore, konkretisht KESH-in për keqmenaxhim për periudhën 2021-2022.

Fokusi është te kaskada e Drinit, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në vitin 2021 dhe në 6 mujorin e parë të 2022 kaskada e Drinit është keqmenaxhuar e për rrjedhojë energjia elektrike është blerë me çmime të larta duke gllabëruar qindra miliona euro.

Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë.

Në këto kushte, qeveria shqiptare injektoi nëpërmjet instrumenteve financiarë 165 milionë euro dhe 20 miliardë lekë, që sistemi elektroenergjetik të mos kalonte në kolaps.

Faksimile e raportit të KLSH-së për menaxhimin e energjisë

Vlera e importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022 u rrit me 156% krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021. Shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659,982,839 euro”, thuhet në raport.

KLSH deklaron se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore dhe i kërkon qeverisë që të duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit