-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ: Po presim që Apeli të vendosë për fatin e vulës së PD-së

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se po pret datën 3 mars dhe vendimin e gjykatës së Apelit se cilën do të njohë kryetar të PD-së për të proceduar më pas për regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit.

“Ka vetëm një PD, e cila nëse do të plotësojë kushtet do të regjistrohet. Në dijeninë time nuk ka dy PD, pasi nuk mund të ketë dy parti me të njëjtin emër. Në momentin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim, do të vlerësojmë dokumentacionin shoqërues të kërkesës për regjistrim dhe cilësitë e personit.

Besoj që në datë 3 mars gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i PD-së dhe vlerësoj që është angazhim pozitiv i gjykatës për të disponuar për këtë çështje përpara procesit elektoral. Flasim për partinë kryesore të opozitës. Duhet të jetë e qartë se kush është organi drejtues” tha ai.

Basha bojkotoi, por Celibashi vendos t’i japë PD-së lekët për fushatë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit