-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç nderon Richard Grenellin: Ka qenë avokat i Serbisë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar më 15 shkurt se do të nderojë ish të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të posaçëm të administratës amerikane për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në gusht të vitit 2021, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës filluan të trajtohen nga Gabriel Escobar, i cili u emërua Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Më 15 shkurt, Vuçiç kur u pyet nga një gazetar për nderimin e Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, tha se ishte vendim që e mori personalisht, pasi sipas tij, Grenell “avokoi për Serbinë”.

“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, u përgjigj Vuçiç.

I pyetur nëse Qeveria e Serbisë e ka paguar Grenellin për lobim, presidenti i Serbisë tha: “Nuk mendoj se po, por une nuk jam në Qeveri”.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është parakusht që të dyja vendet të vazhdojnë integrimin euroatlantik.

Beogradi zyrtar ende refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit