Një vilë tre kate e kthyer në shtëpi bari për kultivim kanabisi është zbuluar në Fier. Pronari i vilës dhe dy punonjës të OSHEE-së janë arrestuar.
Pronari i vilës 3-katëshe, i cili kishte përshtatur 5 dhomat e njërit kat, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që është arrestuar është E. M. alias Xh. G., 44 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.
Dy punonjës e OSHEE-së të arrestuar për shpërdorim detyre janë; K. G., 40 vjeç me detyrë faturist i OSHEE-së dhe B. F. 47 vjeç me detyrë elektricist i OSHEE-së.
Sekuestrohen 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të përshtatura me llamba, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 5 ambientet e banesës.
Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës 3-katëshe në ambientet e së cilës ishin kultivuar bimët narkotike. Zbulimi u bë nga kontrolli dhe informacioni në rrugë operative.