-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E implikoi në dosjen “Dehari”! Prokuroria: Kurti dhe Abazi do të merren në pyetje

Kryesoret

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj deklaroi sot se deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi do të merret në pyetje për denoncimet për rastin e dosjes së Astrit Deharit. Deputeti i LVV-së pas prishjes së raporteve me Kurtin mbajti këtë të enjte një konference për shtyp, ku foli për ekzistencën e një video-inçizimi që sipas tij do të zbardhte zhdukjen e mostrave në IML të Astrit Deharit. Ai implikoi kryeministrin e Kosovës, pra kryetarin e partisë së tij, i cili do të merret në pyetje.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur i habitur se si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit. Ai ka deklaruar se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë dhe prej kamerave të sigurisë dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi për t’i zhdukur mostrat e Deharit.

Deputeti Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.

“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, deklaroi Abazi në konferencën e thirrur nga ai.

E lidhur me këto deklarata, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se do të t’i ftojnë për intervistim deputetin Haki Abazi dhe pas tij kryeministrin Albin Kurti.

“Po, do t’i ftojmë për intervistë deputetin Haki Abazi për të dëshmuar lidhur me pretendimet e tij dhe pas tij kryeministrin Albin Kurti”, deklaroi ai.

Vetëvendosje e shkarkoi, Abazi implikon Kurtin te rasti “Dehari”: Dihet kush i zhduku mostrat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit