Pas humbjes së grupit të Luizit, në shtëpi erdhi një zarf i kuq për Oltën. Grupi që fitonte sfidën e litarit, do kishte një avantazh, i cili do bëhet me dije në spektaklin e së shtunës.

Shkaktarja për humbjen e Luizit, ishte Ermiona, e cila u shkëput pa dashur nga litari.

Kjo e fundit tha se i vjen shumë keq që i dha “fuqi” Oltës, pasi banorët aludojnë se në zarfin e kuq, do jetë një mundësi për të dërguar tre banorë në nominim.

Ermiona madje e cilësoi Oltën si person falso, ndërsa edhe njëherë i kërkoi falje Luizit që situate pëfundoi ashtu.