-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FIFA ‘hap thesin’, miliona dollarë FSHF-së. Fondi i vlefshëm për 4 vitet e ardhshme!

Kryesoret

Këshilli i FIFA-s ka miratuar Raportin Vjetor 2022, i cili tregon se të ardhurat e FIFAs do të rriten për vitet në vazhdim. Nga 7.6 miliardë dollarë që kanë qenë gjatë ciklit 2019-2022, të ardhurat do të shkojnë në 11 miliardë dollarë gjatë periudhës 2023- 2026, duke u rritur me 29 për qind.

Kjo përkthehet në më shumë para për federatat anëtare, ku këtu përfiton edhe Shqipëria, më konkretisht Federata Shqiptare e Futbollit.

“Investimi i paprecedentë i FIFA-s në futboll është rezultat i transparencës sonë solide financiare dhe qëndron si një shembull konkret se si ne po synojmë ta bëjmë futbollin vërtetë global,” tha presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

Kështu duke nisur nga ky viti, të ardhurat e FSHF-së nga FIFA do të rriten me 2 milionë dollarë, duke shkuar në një total prej tetë milionë dollarësh për katër vitet e ardhshme, nga gjashtë milionë dollarë që ka qenë për 4 vitet e kaluara.

Të ardhurat e FIFA-s për këtë periudhë parashikohen se do të rriten me 29 për qind, duke kapur shifra rekord të ardhurash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit