-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kryemadhi kërcënon: Po na hoqët fjalën ngelen karriget kokës

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga seanca plenare i kërkoi Edi Ramës që të vinte në seancë dhe të përgjigjej në parlament për dosjen “McGonigal”. Ish-kryetarja e LSI-së kishte një këshillë edhe për Ermonela Felajn për mënyrën si po drejtonte seancën.

Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës, kur i hiqni edhe atë, na ngelen vetëm karriget t’i thyejmë kokës njëri tjetrit. Pavarësisht pozicioneve politike funksionimi i parlamentit është gjëja më e rëndësishme që mund të ruajë edhe imazhin tuaj.

Ramën edhe po të doni ju të mos e hetoni, do ta hetojnë amerikanët. O zonjë e nderuar, mua mos hiq fjalën. Unë po flas për proceduarat e tua që i shkel. Ai zotëria nëse vjen apo jo, ai mund ta mbyllë këtu me ne, por jo me Amerikën.

Ka futur turinjtë aty ku nuk duhet t’i fuste. Unë e mirëkuptoj zotin Rama, nuk e përballon dot emocionalisht, që të kalojë në seanca psikologjike dhe të vijë. Nuk kemi për ta varur as për ta vrarë, të vijë këtu të përgjigjet për 13 pyetje ose të shkojë të japë dorëheqjen.

Ermonela respekto rregulloren sepse kjo është “në ato maja, rripa rripa, njëherë ma hipe dhe njëherë ta hipa”” i tha Kryemadhi drejtueses së seancës plenare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit