Brenda parlamentit po zhvillohet seanca dhe jashtë protesta e opozitës. Pas Sali Berishës ishte Ilir Meta që mori fjalën përpara protestuesve.
“Ai ka frikë prandaj ka braktisur prej një muaji parlamentin. Cdo ditë këtu, solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë” tha ai.
Ish-presidenti akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mban peng vulën e PD-së në gjyq.
“Një kastravec që kërkon që të marrë vulën e një partie që e ka shkruar historinë me sakrifica dhe dëshmorë pa asnjë diskutim, mendoni se cfarë bën ky kastravec me pronat e shqiptarëve” tha ai.