Ka nisur protesta e opozitës përballë parlamentit. Paralelisht me seancën e radhës plenare, Sali Berisha ka njoftuar edhe një protestë para Kuvendit të Shqipërisë. 12 deputetë të Partisë Demokratike do të mungojnë, në seancën e sotme pasi janë përjashtuar për shkak të sjelljes në seancat e kaluara.
Deputetët që do të mungojnë sot janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji dhe Bledion Nallbati.