Duket se lojës “presionuese” mes Luizit dhe Maestros i erdhi fundi.
Ata janë sqaruar në dhomën e grimit së bashku, ku ishin prezentë dhe disa prej banorëve të tjerë që ishin në dijeni të lojës së Luizit.
Maestro i tha Luizit se ky i fundit e la pa gjumë nga gjithë ai presion.
Luizi i tha se ja ka bërë me dije që e ka lojën e rëndë.
Ai u shpreh se e bëri të gjithë këtë për të nxjerrë Maestron të preferuarin e publikut të shtunën.