Ministri i drejtësisë Ulsi Manja në seancën e sotme parlamentare ju tha deputetëve të opozitës që po përdoren si “mish për top” nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Të nderuar kolegë. E kërkova fjalën jo thjesht për solidaritet ministror. Dhe as për të bërë avokatin e zonjave që janë në mazhorancë. por për ti thënë Kyemadhit që është nder për ne të punojmë në një qeveri me kaq shumë zonja.
Ne kemi gjithë durimin që prej 3-4 orësh këtu durojmë të gjithë baltën që lidhni mbi PS-së. Po ne nuk jua zgjidhim dot hallet.
Ne nuk e rregullojmë dot opozitës ju jeni drejt vetëshkarkimit. Po përdoreni si mish për top nga Sali Berisha. Mos harroni Edi Rama është kryeministri i votuar nga Shqiptarët.