Për herë të dytë është ndërprerë sot seanca e Kuvendit të Shqipërisë pasi opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një fjali e ish-zv/ kryeministrit Erion Braçe.
Në momentin që Ermonela Felaj e pyeti nëse donte të merrte fjalën, deputeti socialist nuk pranoi duke thënë “Në respekt të kolegut tim, zoti Spaho nuk do ta marr fjalën”.
Deputeti demokrat Edmond Spaho në atë moment ishte në foltoren që po mbahet e bllokuar nga grupi i Sali Berishës.