Një makinë që përdoret për transportin e vlerave monetare u aksidentua sot në Rinas. Nga aksidenti nuk ka të lënduar. Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia me të cilën makina po lëvizte. Policia thotë se brenda nuk kishte lekë.
“Më datë 16.02.2023, në Rrugën e Rinasit, shtetasi B. J., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Automjeti që drejtonte shtetasi B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.