-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sektorët ku sot fitohet më shumë dhe ku ia vlen të hapësh një biznes!

Kryesoret

Me rritjen e konkurrencës, rënien e fuqisë blerëse dhe emigrimin e popullsisë, fitimet për në biznes privat sa vijnë e po bëhen më të vështira. Sipas Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, në vitin 2021, fitimet në ekonomi ishin 258 miliardë lekë, ose rreth 2.2 miliardë lekë.

Këto fitime u gjeneruan nga një qarkullim vjetor (të ardhura nga shitja e mallrave dhe shërbimeve) prej 2.78 trilionë lekësh, ose rreth 23 miliardë euro. Norma e fitimit në ekonomi ishte 9.3%, që nënkupton që për 100 lekë të ardhura, bizneset gjeneruan mesatarisht 9.3 lekë fitime.

Të shesësh një apartament ka fitim të shpejtë e të lartë. Sektori më fitimprurës në ekonomi në vitin 2021 ishte aktiviteti i “pasurive të paluajtshme”, me një normë rekord prej 31.9%, nga 28.8% vitin e mëparshëm. Ky aktivitet gjeneroi 14.8 miliardë lekë të ardhura në 2021 (117 milionë euro) dhe fitime prej 37 milionë eurosh.

Biznesi i dytë më fitimprurës në vend është ai i “shërbimeve të informacionit” me normë 25.1%. “Shërbimet profesionale” janë sektori tjetër që gjenerojnë fitime të larta. Kjo edhe për faktin se është një punë mendore, që nuk ka shumë shpenzime fizike. Norma e fitimit në 2021 ishte 24.7%.

“Biznesi i akomodimit”, që përfshin kryesisht hoteleritë ka një kthim prej 16.5%. Ndërsa “Shërbimi ushqimor”, apo aktiviteti i bareve dhe restoranteve ka një kthim prej 13.6%.

“Ndërtimi” deklaron një normë fitimi mesatar prej 11.3%.

Industria e veshjeve dhe lëkurë-këpucëve, një nga punëdhënësit kryesorë në vend kishte një normë 8.5-8.9%.

Ndonëse numri i mediave, sidomos atyre televizive sa vjen e po rritet, të dhënat e INSTAT tregojnë se:

“Aktivitetet e publikimeve dhe prodhimeve të programeve” kanë një normë të ulët fitimi prej 7.2%. Me pothuajse përgjysmim në krahasim me vitet e mëparshme.

Me zhvillimet teknologjike, agjencitë e udhëtimit kënaqen me një normë minimale kthimi prej 6.6% në vit. Ndërsa në 2020-n, kur vendi ishte në pandemi, ato rezultuan me humbje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit