Kryeministri, Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Blendi Fevziut, Opinion.
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar rastin për shkuar e për ta pritur para televizionit me protesta.
“O nuk ka shanse me lëviz unë, nuk lëviz unë more. Çfarë ligji po shkelim ne. Ja po rrimë këtu dhe po bëjmë muhabet me njëri-tjetrin. Çfarë ligji po shkelim ne? Kemi respekt, por na lini edhe ne në punën tonë, nuk po bëjmë as zhurmë dhe asgjë,” dëgjohet të thotë një nga protestuesit në videon e hedhur nga faqja e emisionit në rrjetet sociale.
Për shkak të protestës policia ka masat duke krijuar një kordon sigurie për të neutralizuar situatën.