-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 vjet shtet sovran, Liderët botërorë urojnë Kosovën për Pavarësinë!

Kryesoret

Liderë botërorë, partnerë e aleatë të Kosovës, kanë uruar për Ditën e Pavarësisë. Mesazhet, që u dërguan në adresën e Presidentes Vjosa Osmani janë publikuar nga mediat e Kosovës.

Joe Biden: Ne mirëpresim miratimin tuaj për propozimin e BE-së në normalizimin. Me synimin eventual të njohjes reciproke. Njohje që mund të ndihmojë të sigurojë një të ardhme më paqësore. Por edhe më me prosperitet për qytetarët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

15 vite Pavarësi e Kosovës, Albin Kurti uron nga mbledhja festive!

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier:

Gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së. Në këtë rrugë Ju mund të jeni të sigurt që e keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron:

Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar gjatë presidencës sonë të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas.

Kryeministri Rama uron 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella:

Konteksti aktual europian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi europian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim europian, të cilën Italia e mbështet bindshëm.

Mbreti Charles:

Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta. Në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona. Gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit