Një aksident ku janë përfshirë disa mjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.
Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.