-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat me Oltës dhe Luizit: Më ke marrë Kristin

Kryesoret

Debati për ndarjen e shtëpisë në dy grupe, ka vijuar edhe ditën e sotme në shtëpi, mes Oltës, Luizit e Kristit.

Ky i fundit i tha Oltës se është arrogancë shumë e madhe që ajo i etiketon banorët si të ishin pjesë e grupit të saj, ose të Luizit.

Kristi shtoi se Olta po e imponon atë të besojë se brenda në shtëpi, bashkëpunohet ose me atë, ose me Luizin.

Olta u shpreh se ideja e ndarjes në dy grupe, nuk ka nisur nga ajo, por nga Luizi.

Luizi u shpreh se ai nuk ka thënë në ndonjë moment që njëri prej banorëve, i përket grupit të tij.

Sipas tij, ai mund të thotë gjithë kohën që Nita, Diola apo dikush tjetër është pjesë e skuadrës së tij, por kjo nuk do të thotë që Olta ta marrë seriozisht.

Ai shtoi, se kjo është mënyra sesi e bën lojën. Olta nga ana tjetër, u shpreh se sjellja e Kristit ka ndryshuar, sepse sipas saj, ka ndikuar Luizi.

Ky i fundit, i tha Oltës se asaj nuk i ka ecur me manipulimet, prandaj sjellja e Kristit ka ndryshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit