Banorët mendojnë se mes Keisit dhe Kristit ka një pëlqim. Në fakt, vetë Keisi konfirmoi se ka një pëlqim për të, për këtë arsye banorët nisën të ngacmonin dyshen.
Kiara i tha Kristit se buzëqeshja që ai ka në fytyrë, i vjen si pasojë e pëlqimit që ka për Keisin. Kristi tha se ajo nuk po i jep asnjë sinal, që ai të veprojë.
Por, Keisi u shpreh se ajo ia konfirmoi që ka një pëlqim dhe tani nuk po e kupton se çfarë sinjali pret prej saj.
Duke ngrënë darkë, Kristi tha se Keisi nuk po i jep vëmendje atij. Kjo e fundit tha se as ai nuk ka vepruar ndaj saj, për këtë arsye po mban qëndrim.