-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ ndan “tortën”! Berisha-Alibeaj “luftë” edhe për lekët e fushatës

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati vendimin për ndarjen e financimit të partive për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Për vitin 2023, fondi është 345 milionë e 600 mijë lekë. Nga financimi vjetor përfitojnë 11 parti.

Pjesën kryesore e marrin dy partitë e mëdha PS dhe PD, për shkak të numrit më të lartë të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Mbi 151 milionë lekë i marrin socialistët dhe demokratë mbi 103 milionë.

Të ardhurat vjetore janë ulur për Partinë e Lirisë. Reduktimi i ndjeshëm i mandateve nga zgjedhjet e 2017-ës në ato të 2021-it, bën që në arkën e saj të shkojnë më pak se 15 milionë lekë. E kundërta për Social-Demokratët e Tom Doshit. Tre mandatet e tij përkthehen në mbi 12 milionë lekë.

Beteja për vulën e Partisë Demokratike bën që ky vendim të merret pas 3 marsit, ku pritet që gjykata e apelit të përcaktojë se e kush e drejton PD-në Sali Berisha, apo i dorëhequri pa letra Lulzim Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit