Leonard Duka, që cilësohet kreu i grupit kriminal që vepronte në Tiranë dhe që u arrestua në Belgjikë pritet që shumë shpejt të ekstradohet në Shqipëri. Duka u arrestua disa ditë më parë në një provincë të Brukselit.
Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit dhe njoftoi nga policia shqiptare për prangosjen u bë në 14 shkurt. Në momentin e arrestimit Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Ai bashkëjetonte me një vajzë. Ende nuk dihet nëse policia ra në gjurmët e tij përmes partneres.
Duka ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ai dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, i njohur si “ushtari” i Ervis Martinajt, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë. Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.