Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në video-mesazh ajo shprehet se i është falenderuese atdhetarëve të saj që e kanë mbështetur në çdo hap dhe se gjithmonë do të përfaqësojë Kosovën.
“Urime pavarësinë Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie e mbështetje”, shprehet ajo.
Rita Ora gjithmonë ka treguar me krenari origjinën e saj shqiptare, ndërsa ka realizuar edhe një videoklip Shine Ya Light në Prishtinë rreth 10 vite më parë.