-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Marrëveshja me Serbinë e çon Kosovën drejt integrimit euroatlantik

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken uroi Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë, duke theksuar se këtë vit Shtetet e Bashkuara dhe Kosova riafirmuan “partneritetin e fortë dhe përkushtimin e përbashkët ndaj demokracisë, sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës ndërsa përballemi me sfida të reja në mjedisin e sigurisë evropiane”.

Sekretari Blinken tha në mesazhin e urimit se përparimi i Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë viteve të pavarësisë është i jashtëzakonshëm në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme, shumetnike dhe gjithëpërfshirëse.

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për përparësitë tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, i përqendruar në njohjen përfundimtare të ndërsjellë, mbetet thelbësor për këtë.

Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt qëndrueshmërisë më të madhe rajonale dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, thuhet në mesazhin e sekretarit Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit