Një sherr mes të rinjve ka çuar në plagosjen e një 23-vjeçari në Shijak.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me thikë, 23-vjeçarin.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.