Një 16-vjeçar është aksidentuar mesditën e sotme në Korçë.
Rreth orës 14:00 në lagjen nr. 6 pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese M. H., ka aksidentuar adoleshentin.
16-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thekson se me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.