Të gjithë menduan se pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, gjërat mes çiftit do shkonin më së miri, por nuk ka ndodhur kështu. Dy ditët e fundit Kiara ka mbajtur distancë nga Luizi ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të ketë besim.
Madje mëngjesin e djeshëm Kiara është sjellë sikur Luizi nuk ekziston në shtëpi. Ajo ka shkuar në tualet dhe nuk e ka përshëndetur Luizin, i cili ndodhej aty.
Ky veprim e ka habitur Luizin, i cili i tha: “Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua?”. Kiara nuk iu përgjigj, por vazhdoi të ecte. “Ç’pati kjo?”, i tha Luizi Valbonës, e cila ndodhej aty.