-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dorëzohet” polici: Ju tregoj xhiron e fundit me Ervis Martinajn

Kryesoret

Ish agjenti i policisë Jeton Lami, i cili shoqëronte bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj para se të  zhdukej do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas 6 muajve prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet në lidhje me këtë çështje, duke i komunikuar akuzën ish-agjentit të Forcës Operacionale, ndërsa sipas ligjit brenda afatit 10 ditor avokati i të akuzuarit duhet të paraqesë  pretendimet e tij e më pas dosja do të dërgohet për gjykim. Lami ka pranuar që të flasë, por jo të thotë gjithçka në lidhje me njohjen me Ervis Martinajn.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi.

Më ka kërkuar ta shoqëroja. E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij. Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës.

Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin ish-agjenti Jeton Lami.

Thyen heshtjen polici që arratisi Ervis Martinajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit