-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Ky është babai që vrau djalin e dehur me çekiç në kokë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e djeshmë në Korçë, ku një 50-vjeçar humbi jetën, pasi u godit me çekiç në kokë nga i ati.

Ngjarja fillimisht u raportua si vdekje aksidentale, pasi dyshohej se 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi, nga fshati Zvezdë ishte rrëzuar në banesën e tij teksa ishte në gjendje të dehur, sipas deklarimeve të familjarëve.

Por më pas policia zbuloi versionin tronditës. Sipas policisë, Shefki Bylykbashi qëlloi djalin, Hamdiun, me çekiç pas sherrit duke i shkaktuar plagë të rënda dhe për pasojë vdekjen.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta, çekiç që përdoret për të thyer gurë, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës” deklaron policia.

“Ishte i dehur, donte të më hidhte në pus”! Babai vret djalin me çekiç në Maliq

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit