-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ishte i dehur! Ky është djali që u vra nga babai me çekiç

Kryesoret

Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë, ku mbeti i vdekur 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në fshatin Zvezdë.

Ai u dërgua në spital pasditen e së premtes dhe mjekëve iu tha se ishte rrëzuar teksa kishte qenë në gjendje të dehur. Megjithatë, ngjarja ka qenë krejtësisht ndryshe, sipas policisë.

“Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

U divorcua dhe nisi alkoolin! Historia tragjike e djalit, babai e qëlloi për vdekje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit