-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi takim me qytetarët, vijon turin “Jam këtu t’ju dëgjoj”

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me banorët e ardhur të qarkut të Fierit në Tiranë.

Këlliçi organizoi këtë takim për të dëgjuar shqetësimet mbi mungesën e shërbimeve dhe braktisjen nga pushteti vendor në zonën ku jetojnë.

Gjatë takimit banorët shprehen problematikat e tyre të cilat kishin lodhje me infrastrukturën, mungesa e ujit, gjobat e policisë bashkiake etj.

“Vetëm ditën e djeshme kam qenë në një tur ecjeje këtu mbi tre orë në njësinë nr.5 dhe kaluam një realitet të paimagjinueshëm. Në mes të Tiranës, rrugë me gropa, a thua se jemi në Kandahar! A thua se jemi në vende që kanë luftë civile, banesa pa fund ku vihet re prezenca e moshës së tretë, sepse familjet janë kthyer në eksportues të fëmijëve.

Infrastrukturën e dhashë vetë si argument që në fillim, e përmenda që në fillim sepse e shoh si problem në brendësi të lagjeve. Çfarë kanë bërë këto? Duke qenë se janë mjeshtra të propagandës janë munduar që fasadat, pallatet nga jashtë t’i lyejnë dhe të japin një pamje të rreme sikur të gjitha lagjet në Tiranë janë të sistemuara. Edhe në qendër, jo vetëm në periferi,”u shpreh Këlliçi, që këto ditë është duke zhvilluar turin “Jam këtu për t’ju dëgjuar”.

Në këtë takim nuk kanë nguruar as banorët të japin realitetin duke shpalosur problemet e tyre.

“Të tërë i prekim problematikat”- tha një prej qytetarëve në takim “Unë çoj fëmijët në shkollë dhe u blej nga një ngrohëse, niveli i arsimit është përtokë, shëndetësia nuk ekziston”.

Të gjitha shqetësimet u mbajtën shënim nga stafi i kandidatit për Bashkinë e Tiranës dhe që do t’I japin formë programit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit