-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konferenca e Sigurisë në Mynih, G7 dënon lëshimin e raketës balistike të Koresë së Veriut

Kryesoret

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara (G7) dënuan sot “me termat më të fortë” lëshimin e një rakete balistike me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut në det në brigjet perëndimore të Japonisë, duke thënë se kjo kërkon një reagim të bashkuar ndërkombëtar.

“Ky veprim përbën një shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërcënon paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare,” thanë ministrat e jashtëm në një deklaratë pas takimit në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Sjellja e pamatur e Koresë së Veriut kërkon një përgjigje të bashkuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë masa shtesë të rëndësishme që do të merren nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, thanë gjithashtu ministrat e jashtëm të G7 në deklaratën e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit