-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takim me 2 senatorët amerikan, bisedojnë për dialogun dhe propozimin franko-gjerman

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij për Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar edhe dy senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Siç njofton ZKM, në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për zhvillimet e fundit.

Lidhur me dialogun për normalizim me Serbinë dhe propozimin evropian, Kurti ka thënë se Kosova do të ketë angazhim konstruktiv dhe të vazhdueshëm në këtë proces.

Kurti falënderoi senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën.

Gjithashtu kanë folur edhe për sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit