Partia e Lirisë ka mbledhur paraditen e sotme Këshillin Drejtues Kombëtar në kuadër të aksionit opozitar, por edhe përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kryetari i PL-së tha se pas 14 Majit raporti me qytetarët do të jetë ndryshe.
“Sot jemi këtu për të vendosur kriteret për 1650 kandidatët e Partisë së Lirisë për zgjedhjet. Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar për shporrjen e monizmit.
Pas konstituimit të parë të këshillit bashkiak, grupi i PL-së që do të jetë i jashtëzakonshëm, fjalën atje do ta marrin përfaqësuesit e banorëve që ky regjim kriminal i nxori në rrugë për të bërë kulla” tha ai.









