Një 22-vjeçar është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Ai është Xhovalin Aliaj, banues në Fier.
Sipas policisë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale dhe të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.
Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 22-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.