-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, rreth 6 500 fëmijë kanë lindur pas tragjedisë

Kryesoret

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha sot se gati 6 500 foshnja kanë lindur në Turqinë jugore pas dy tërmete që tronditën rajonin në fillim të këtij muaji.

“Gjithsej 6 447 foshnja kanë lindur në rajonin e prekur nga tërmetet që nga dita e parë e fatkeqësisë. Çdo fëmijë i lindur është shpresë”, tha Koca në Qendrën Koordinuese të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) në Hatay.

Ai u uroi foshnjave jetë të gjatë dhe të bukur. Koca tha se “shërbimet e nevojshme shëndetësore u ofrohen foshnjave dhe nënave të tyre pa ndërprerje”.

“Mbi 51 150 pacientë dhe të plagosur u transferuan nga zona e tërmetit në spitalet e qyteteve të tjera”, tha Koca.

Ai tha se në zonën e fatkeqësisë janë ngritur gjithsej 114 njësi emergjente dhe 25 spitale të lëvizshme.

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore është rritur në 40 642./

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit