-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U divorcua dhe nisi alkoolin! Historia tragjike e djalit, babai e qëlloi për vdekje

Kryesoret

Një ngjarje e raportuar fillimisht si aksidentale në Maliq rezultoi të ishte e kundërta. Policia ka njoftuar se ka mundur të zbardhë ngjarjen ku humbi jetën 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi pasditen e së premtes. Uniformat blu thonë se dyshohet se ai është vrarë nga babai i tij, Shefki Bylykbashi.

Të premten, policia njoftoi se 50-vjeçari nga fshati Zvezdë u dërgua në spitalin e Korçës pa shenja jete. Familjarët e tij kanë deklaruar se ai, duke qenë në gjendje të dehur ishte rrëzuar aksidentalisht në banesë dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

“Ishte i dehur, donte të më hidhte në pus”! Babai vret djalin me çekiç në Maliq

“Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta, çekiç që përdoret për të thyer gurë, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës” deklaron policia.

EMRAT/ Ky është babai që vrau djalin e dehur me çekiç në kokë

Hamdi Bylykbashi ishte divorcuar kohët e fundit dhe kishte nisur alkoolin duke sjellë debatet në familje deri në agravimin e rëndë të situatës që u mbyll në mënyrë tragjike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit