Mëngjesin e sotëm në Elbasan pas sinjalizimit të policisë, duke u bazuar në inteligjencën informative, u zbulua një automjet brenda të cilit kishte 2 kallashnikovë, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.
Ndërkohë sipas njoftimit të policisë ky mjet përdorej nga dy vrasës me pagesë, të cilët fshehën makinën në një magazine të braktisur dhe u larguan.
Mjeti i parkuar përpara shtëpisë së të “fortit”, kush e porositi atentatin në Elbasan?
Siç shihet dhe nga fotoja automjeti i braktisur u gjet shumë pranë banesës së Erion Alibeajt, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Ndërkohë pas kontrolleve policia dhe grupi hetimor gjeti brenda “BMW X6″ 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Ndërsa, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.