-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hiqej si mjek dhe mashtronte të prekurit nga tërmeti, arrestohet 29-vjeçari turk

Kryesoret

Policia turke ka arrestuar një 29-vjeçar pasi mashtroi të prekurit nga tërmeti duke u  prezantuar si mjek.

Elektricist kishte shkuar në Hatay dhe pretendonte se ishte mjek dhe filloi të mblidhte para nga qytetarët për ilaçe.

Përmes telefonit lajmërohej nga Hatay, ku kërkonte që t’i paguhen shuma të majme parash për të “ndihmuar” qytetarët.

Ai u arrestua në Stamboll, ku gjithashtu u konfirmuar se më herët kishte pasur edhe 40 vepra tjera që rëndonin mbi të – kryesisht për mashtrim.

Pas intervistimit në polici është dërguar menjëherë për në gjykatë. E gjithçka filloi kur një inxhinier softuerësh shkoi në polici në Stamboll për t’u ankuar për mashtrim.

Aty takoi një person që i ishte prezantuar si mjek, dhe i kishte thënë se ka nevojë për 3 mijë lira turke për të blerë barna për të lënduarit.

Ai ia kishte dhënë menjëherë paratë dhe telefonin e tij mobil. Kur u kthye në Stamboll e kuptoi se ishte mashtruar dhe kishte vendosur ta raportoj rastin në polici.

Njësia për mashtrim e policisë, ka konfirmuar se i dyshuari me të njëjtën metodë kishte mashtruar edhe tre persona tjera në Hatay.

Ata fillimisht shkuan në vendin e tij të punës për të konfirmuar identitetin e të dyshuarit me inicialet N.E, për të cilin kishin mësuar se kishte shkuar në Stamboll, ku edhe u arrestua.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon mobil dhe 8.650 litra turke. Në fund doli se i dyshuari është në fakt një elektricist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit