-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli bombardon kryeqytetin sirian, 5 të vdekur dhe 15 të plagosur

Kryesoret

Pesë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur  nga sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin sirian Damask. Në mesin e viktimave ka civilë sipas raportimeve nga kryeqyteti sirian.

Të pyetur nga agjencia Reuters autoritetet izraelite nuk dhanë asnjë koment, por sipas BBC Izraeli shpesh godet objektiva në Siri që u përkasin Irani dhe militantëve të Hezbollahut

Të dy vendet janë përfshirë vitet e fundit në atë që quhet dhe “luftë në hije” me sulme pa autorë kundër aseteve, infrastrukturës së njëra-tjetrës.

Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmet ajrore që vijnë më shumë se një muaj pasi një sulm raketor izraelit goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, duke vrarë katër persona , duke përfshirë dy ushtarë.

Sulmi vjen në një kohë kur qeveria siriane po merret me tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që vranë të paktën 5,800 njerëz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit