-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbante të fejuarën në shtëpi pa dëshirë, e pëson i riu

Kryesoret

Një 30 vjeçar është vënë nën hetim pasi  mbante në shtëpi të fejuarën pa dëshirën e saj

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase (e fejuara e tij).”

Gjithashtu janë proceduar edhe dy të rinj të tjerë pasi nuk i janë bindur urdhërit të policisë për të ndaluar.

“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 19 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, banues në Ballsh, pasi duke qarkulluar me një motomjet, nuk i janë bindur udhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit