Kjo është BMW-ja që u gjet e braktisur në një ndërtesë të vjetër në Elbasan, për të cilën policia dyshon se do të përdorej për një atentat
Në videon e mëposhtme shihet se mjeti është pa targa pasi ja ka hequr policia.
Ndërkohë pas kontrolleve policia dhe grupi hetimor gjeti brenda “BMW X6″ 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).
Ndërsa, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.