-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

32 vite nga rrëzimi i bustit, PD: Shqiptarët edhe sot po vuajnë për bukë

Kryesoret

Kryetari i sapozgjedhur i “Grupimi ‘90” Ajet Ramçaj në ditën e 32 vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu, se edhe sot Shqipëria ndodhet në të njëjtën situatë dhe për këtë fajësoi qeverinë Rama.

32 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

“Në 32 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit gjakatar “Enver Hoxha”, Partia Demokratike përkujton ditën kur studentët u ngritën mbi regjimin më të egër që kishte parë koha pas luftës së dytë botërore.

Ishte ai regjim i cili shkatërroi breza të rinjsh, intelektualësh, familje dhe personalitete duke u shkatërruar të ardhmen e tyre për 50 vite.

Sot në demokraci, është po e njëjta frymë persekutimi. Sot qeveria Rama në 10 vitet e saj në pushtet ka bërë të mundur me vetëdije të plotë të largojë mbi 900 mijë njerëz, rreth 35% e popullsisë së Shqipërisë.

Si për të kujtuar vitet ’90, edhe sot pjesa më e madhe e shqiptarëve vuan për bukën e gojës.

Ne e shohim çdo ditë, kur përballemi me atë brez i cili luftoi fort për një jetë më të mirë dhe sot shpërblehen nga shteti me kacidhe dhe paketa të cilat jepen si lëmoshë nga qeveria.

Dhe është po Edi Rama i cili me vetëdije e bën këtë gjë, për të varfëruar një popull të cilin nesër mund ta blejë me pak para’ me qëllimin e vetëm, të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Është po  i njëjti mentalitet si ai viteve të diktaturës ku tolloni ishte fletushka që të shuante urinë për pak orë, edhe sot, propaganda i ngjan atij tolloni, ku qeveria mundon të mashtrojë qytetarët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit