Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ekipin e tij në Durrës.
Meta shkruan se vizioni dhe programi i kandidatit Igli Cara, është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve.
“Një takim plot ide dhe energji për Ndryshimin e Bashkisë Durrës me ekipin drejtues të LRI. Kënaqësi e veçantë që na u bashkua në këtë bashkëbisedim edhe Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara. Kritikat e të rinjve për problemet e shumta që ndeshin në jetën e përditshme në Shkollat e Mesme që vazhdojnë me turne, në mungesën e praktikave të punës për studentët, mosmbështetja e fëmijëve dhe të rinjve për ambiente sportive do të marrin zgjidhje pas 14 Majit. Vizioni, programi dhe integriteti i Igli Carës është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve e në radhë të parë të rinjve. Vota për Igli Carën garanci për Ndryshimin!”, shprehet Meta